Politike

Donald Lu akuzohet për komplot në Pakistan, reagon SHBA: S’janë të vërteta

5 Prill 2022, 09:04 Nga DOSJA
Donald Lu akuzohet për komplot në Pakistan, reagon SHBA:

SHBA– Departamenti amerikan i Shtetit reagoi pasi kryeministri pakistanez, Imran Khan deklaroi se Uashingtoni kërkon të rrëzojë qeverinë e drejtuar prej tij. Një zëdhënës i DASH tha se këto pretendime nuk janë të vërteta.

“Ne e admirojmë dhe e mbështesim procesin ligjor dhe kushtetues në Pakistan,” tha Ned Price, duke shtuar: Ne nuk kemi preferenca mes partive politike. Ne mbështesim parimet më të gjera, siç janë sundimi i ligjit dhe drejtësia e barabartë për të gjithë,” tha ai.

Price përsëriti se nuk ka asnjë të vërtetë në pretendimet se Shtetet e Bashkuara po ndërhyjnë në punët e brendshme të Pakistanit dhe u përpoqën të rrëzonin qeverinë e kryeministrit Imran Khan. “Nuk ka absolutisht asnjë të vërtetë për akuzat,” tha Price, raportojnë mediat e huaja.

Imran Khan deklaroi disa ditë më parë se Donald Lu, që shërben si ndihmës/sekretar për Azinë Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit është personi që kërkon rrëzimin e qeverisë së tij. Në një takim me ambasadorin pakistanez, Lu është shprehur se marrëdhëniet mes SHBA dhe Pakistanit do përmirësohen nëse largohet Khan.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike donald lu imran khan ned price donald lu imran khan ned price

Sondazh

Poll