Politike

Inceneratorët/ Tabaku thirrje SPAK: Duhet të veproni për të kthyer sundimin e ligjit

5 Prill 2022, 10:51 Nga DOSJA
Inceneratorët/ Tabaku thirrje SPAK: Duhet të veproni për të

TIRANË– Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i ka bërë sërish thirrje SPAK-ut që të veprojë për të kthyer sundimin e ligjit. Tabaku e ka vënë theksin këtë herë tek inceneratori i Tiranës duke u shprehur se Veliaj ka qënë në dijeni të projektit por nuk lajmëroi Këshillin Bashkiak. Ajo shton se sot Shqipëria është në një krizë të thellë ekonomike.

POSTIMI I PLOTE

Ndërsa shqiptarët mësojnë përditë e më shumë për aferën 430 mln € të inceneratorëve shumë kush pyet për Tiranën. Nuk janë gabim! As mendojnë gabim! Pasi faktet që mund ti ndiqni më video flasin vetë. Erion Veliaj ka qenë në dijeni të projektit, kurrë nuk lajmëroi Këshillin Bashkiak dhe orkestroi me Grupin e Strukturuar Kriminal vjedhjen e mbi 330 mln eurove në aferën e inceneratorit të Tiranës. Shqipëria sot është në një krizë të thellë ekonomike, paguan sot e kësaj dite inflacionin sepse kontrata është stisur kështu. Një kontratë e tillë që merr nga taksat e shqiptarëve për një incenerator inekzistent flet vetë.Ndaj SPAK duhet të veprojë për të kthyer sundimin e Ligjit!

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike jorida tabaku jorida tabaku

Sondazh

Poll