Sport

PAMJE TË RËNDA/ I torturuar dhe i vrarë, futbollisti ukrainas gjendet në një varr masiv

5 Prill 2022, 11:23 Nga DOSJA
PAMJE TË RËNDA/ I torturuar dhe i vrarë, futbollisti ukrainas

UKRAINË- I torturuar, i vrarë dhe më pas i varrosur në një varr masiv me nënën dhe babanë e tij. Imazhet mizore të cilëve të pajetë, është ajo që lidhet me  Oleksandr Sukhenko, futbollist ukrainas i lindur në vitin 1995, i cili kishte luajtur në Ligën e Dytë të Ukrainës me ekipin rajonal të FC Kudrivka.  Ai nuk luajti në klube apo kampionate të nivelit të lartë, megjithatë Oleksandr ishte i njohur për golat që shënonte.

Megjithatë, orët e fundit ka mbërritur lajmi për vdekjen e tij tragjike. Agjencia ukrainase UNIAN raportoi historinë e trishtë të sulmuesit të vrarë së bashku me nënën e tij Olga dhe babain Igor. Duket se trupat ruse i premtuan Oleksandrit se do të ktheheshin të gjallë, por pas një kohe edhe ai u kap. Epilogu është dramatik. Të tre u torturuan dhe u vranë me një egërsi të tmerrshme përpara se të varroseshin në një varr masiv pranë Bucha, pak jashtë fshatit Motyzhyn, 31 milje në perëndim të Kievit.

 

Graphic NSFW?: Aftermath shows the Bucha Massacre. Russian Troops shot everyone they saw on the streets. #Russia #RussianArmy #Russian #Ukraine️ #UkraineRussiaWar pic.twitter.com/aG9oXR3yfS

— UKRAINE LIVE ?? (@defensesentinel) April 3, 2022

Brenda, trupat e rreth 30 civilëve u zbuluan pasi e njëjta zonë u rimor më vonë nga forcat ukrainase. Por ka akoma më keq. Detajet e vdekjes së tyre janë rrëqethëse. Burimet ukrainase raportojnë qartë foton e zbulimit të trupave të Sukhenko dhe prindërve të tij.

Kufoma e nënës së lojtarit, bashkë me atë të djalit, mbetën gjysmë të varrosur. Nga imazhet e tmerrshme të shfaqura, mund të shihet qartë koka e lojtarit të dalë nga pjesa e brendshme e një grumbulli të madh dheu. Një fat shumë më i keq do t’i kishte rënë babait të tij, Igor Sukhenko. Ky i fundit dyshohet se fillimisht u torturua dhe më pas u hodh në kanal.

Një dhunë që nuk ka asnjë justifikim që po trondit gjithë botën. Historia e Sukhenkos dhe prindërve të tij është befasuese dhe zbulimi i kufomave të hedhura me përbuzje dhe pa asnjë respekt në një varr masiv është një tjetër imazh i tmerrshëm i kësaj masakre të çmendur.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport oleksandr sukhenko ukraine oleksandr sukhenko ukraine

Sondazh

Poll