Sport

I gjakosur dhe i inatosur, Ibrahimovic nuk kursen arbitrin, fjalët e suedezit ndaj tij

5 Prill 2022, 10:08 Nga DOSJA
I gjakosur dhe i inatosur, Ibrahimovic nuk kursen arbitrin, fjalët e

ITALI– Zlatan Ibrahimovic mezi priste të hynte në fushë për të ndihmuar Milanin në takimin e djeshëm ndaj Bologna-s, përballje që përfundoi me shifrat 0-0. Sulmuesi suedez nuk arriti do të shënonte, gol që i mungon që nga 9 janari. Hyrja në fushë e suedezit u prit me duartrokitje nga të gjithë tifozët në ‘San Siro’. Ibra i futur në minutën e 70-të u tërbua me arbitrin Maranelli.

Rivalët filluan të luanin me nervat e suedezit duke vonuar lojën sa herë që i jepej mundësia dhe lojtari një gjë të tillë ia vuri në dukje edhe gjyqtarit të sfidës.

Zemërimi i sulmuesit kuqezi nuk i ka shpëtuar syrit vigjilent të kamerave: “Komplimente, komplimente, komplimente”, teksa i tregonte vonesën e portierit Skorupski në rifillimin e ndeshjes. Njëkohësiht, ai numëronte me gishta sekondat që kalonin “Ec, ec, ec, komplimente”, vazhdonte Ibra, i cili më pas turfullonte sa herë kundërshtarët përsëritnin vonesat e lojës deri në mbyllje të ndeshjes.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll