Sport

Duka vazhdon normalisht si president i FSHF-së, Gjykata e Tiranës heq masën e pezullimit

5 Prill 2022, 09:56 Nga DOSJA
Duka vazhdon normalisht si president i FSHF-së, Gjykata e Tiranës heq

TIRANË-Armand Duka, presidenti i FSHF-së, i votuar për një mandat të 6-të, mund të rikthehet të ushtrojë detyrën pasi Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit. Duka akuzohej për “shpërdorim detyre”, teksa pas vendimit të Gjykatës së Tiranës mund të ushtrojë detyrën si presidenti i FSHF.

Nga ana tjetër, Gjykata e Tiranës, po ashtu ka shfuqizuar masën e pezullimit edhe për Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulkun, teksa është lënë në fuqi masa e pezullimit për anëtarin tjetër të FSHF-së, Ardian Haçi.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport duka fshf duka fshf

Sondazh

Poll