Sport

Ish-presidenti i Barcelonës dhe Abidal në një hetim për trafik organesh

5 Prill 2022, 10:13 Nga DOSJA
Ish-presidenti i Barcelonës dhe Abidal në një hetim për

SPANJE – Në vitin 2012, kur ishte pjesë e Barcelonës, Eric Abidal krye transplantin e mëlçisë, pasi francezit i rrezikohej jeta pasi në organin e tij kishte hedhur rrënjë sëmundja e kancerit.

Asokohe një person u paraqit si dhurues i një pjese të mëlçisë së tij, për të cilin u tha se ishte një i afërm i Abidalit. Tashmë Instituti Kombëtar i Toksikologjisë, pas kryerjes së disa testeve, siguron se nuk ka asnjë lloj marrëdhënieje farefisnore mes Abidalit dhe atij personi, i njohur si Gerard Armand.

Informacioni i publikuar nga “El Confidencial” siguron se ky është përfundimi i nxjerrë nga Toksikologjia pas kryerjes së testeve të ndryshme biologjike, në kuadër të hetimit për trafik organesh, që prek edhe ish-presidentin e Barçës, Sandro Rosell, Juanjo Castillo dhe vetë Abidalin.

Operacioni u zhvillua në vitin 2012 dhe pikërisht në vitin 2017, autoritetet vendosën të hapnin një hetim, pasi zbuluan një sërë parregullsish në procesin e transplantimit.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport abidal barcelona rosell abidal barcelona rosell

Sondazh

Poll