Sport

Akuza ndaj Juventusit, e-maili i Chiellinit mund të fundosë klubin: Pagesat në sezonet…

5 Prill 2022, 10:49 Nga DOSJA
Akuza ndaj Juventusit, e-maili i Chiellinit mund të fundosë klubin:

ITALI– Hetimi Prisma i prokurorisë së Torinos – e cila nëntorin e kaluar kishte nisur nga fitimet kapitale ‘të fryra’ – tani ka një tendencë tjetër, gjithmonë synon rregullimin e buxheteve: hetuesit kritikojnë Juventusin se ka rënë dakord me lojtarët në mars 2020, për heqjen dorë nga katër paga (mars, prill, maj dhe qershor, ose e fundit e sezonit 2019/20).

Klubi bardhezi lehtësoi buxhetin 2019/20 me rreth 90 milionë, por më pas nuk do të kishte llogaritur saktë 60-të milionët e paguara më pas për lojtarët, sipas marrëveshjeve private të nënshkruara me ta. Tani vjen zbulimi i emailit me të cilin kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini në mars 2020 u kërkoi bashkëlojtarëve të tij të bien dakord të gjithë së bashku me klubin e Juventusit për shtyrjen e pagave në fjalë: “Kam folur me Paraticin dhe presidentin për situaten emergjente, e cila padyshim krijoi probleme të mëdha financiare, veçanërisht ne likuiditet.

Dhe klubi do të donte të gjente një marrëveshje për pjesëmarrjen tonë në momentin e vështirësisë. Mendoj se edhe ne duhet të bëjmë një hap, siç po bëjnë klubet e tjera në Europë dhe të gjejmë një marrëveshje që do të na mundësonte për të shmangur rreziqet, si dhe për të dhënë një imazh të ekipit të përbërë nga njerëz me vlerë”.

Më tej në email, mbrojtësi bardhezi do të vazhdonte. “Në nivel legjislativ, aktualisht askush nuk na detyron dhe nuk ka të drejtë që të mos paguhemi, por presidentët janë të sigurt se do të bëhet një ligj që do t’i lejojë të mos na paguajnë nëse nuk luajmë. Nëse nuk gjejmë marrëveshje deri në fund të muajit, detyrimisht do të duhet të përshtatemi me atë që do të vendoset në nivel kombëtar”.

Një marrëveshje që sipas Prokurorisë Publike të Torinos nuk do të ishte komunikuar rregullisht nga klubi i Juventusit, duke theksuar “ekzistencën e shumë akteve private të emërtuara në mënyra të ndryshme të përfshira në dy manovrat e pagave për vitet financiare 2019/2020 /21 dhe të pa depozituara me organet kompetente”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport chiellini juventus chiellini juventus

Sondazh

Poll