Sport

Skandali me arbitrin, ndryshon rregulloren për të mos u shënuar goli!

5 Prill 2022, 10:26 Nga DOSJA

TURQI – Një ngjarje që ka sjellë shumë polemika ishte ajo që ka ndodhur mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit, e mbyllur në shifrat 1-1. Vendime të dyshimta ishin ato të arbitrit Zorbay Kucuk, për penallti dhe kartonë të padhënë, por kulmi mbërriti në minutën e 47.

Huseyin Turkmen e pasoi topin te portieri Urgucan Cakir, me këtë të fundit që e kapi topin me dorë. Menjëherë do të ndërhynte arbitri për të dhënë një goditje dënimi në favor të Beshiktashit, por këtu nis historia. Gjyqtari bëri një shpikje të re duke mos e lënë topin në vijën pranë portës dhe në pozicion ballor, siç duhet të jetë, por duke e dërguar sferën në cepin e portës për ta bërë sa më të pamundur kërcënimin e Trabzonsporit.

Gjithashtu në një goditje të tillë dënimi në brendësi të zonës, duhet që lojtarët të vendosen në të njëjtën vijë me portierin.

Ky rregull sërish nuk është respektuar pasi futbollistët e Trabzonsporit ishin duke markuar kundërshtarët që të mos godisnin portën. Në këtë mënyrë, Beshiktash e kishte të pamundur që të realizonte.

Për këtë arsye Beshiktashi ka apeluar në Federatën Turke të Futbollit duke kërkuar përsëritjen e ndeshjes nga e para ndaj Trabzonsporit pasi janë shkelur rregullat. Megjithatë specialistët në Turqi shprehen se një gjë e tillë ka pak gjasa të ndodh pasi gabimi i përket arbitrit.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #beshiktash #trabzon arbitri turqi #beshiktash #trabzon arbitri turqi

Sondazh

Poll