Sport

Tirana, “kryeqyteti i peshëngritjes”, në prill-maj do të organizojë Europianin…

5 Prill 2022, 10:35 Nga DOSJA
Tirana, “kryeqyteti i peshëngritjes”, në prill-maj do

TIRANE Sekretari i përgjithshëm i Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Hasan Jalood, ishte i pranishëm në Tiranë, ku u takua me presidentin e Komitetit Olimpik, Fidel Ylli dhe presidentin e Federatës Shqiptare të këtij sporti Elez Gjoza.

Synimi i këtij takimi, përpos të tjerave, ishte bisedimi me dy drejtuesit e lartë të sportit shqiptar, për aktivitetet madhore të peshëngritjes europiane, që do të zhvillohen në vendin tonë.

“I gjithë bordi i Federatës Botërore mbështet Shqipërinë në organizimin e aktiviteteve të mëdha që ka marrë përsipër. Nuk është e lehtë në këtë situatë me kufizimet e Covidit të organizosh aktivitete të tilla. Shqipëria e pranoi këtë sfidë dhe ne do të jemi në mbështetje të saj. Do të më shihni më shpesh në Shqipëri, tani dhe mund të them se Tirana për këtë periudhë dyvjeçare do të jetë kryeqyteti i peshëngritjes botërore,”- tha në këtë takim Mohammed Hasan Jalood, sekretar i Federatës Botërore të Peshëngritjes.

Po cilat do të jenë disa nga aktivitete që Federata Shqiptare e Peshëngritjes do të organizojë në vendin tonë?

“Do të organizohet në fund të prillit deri në mes të majit kampionati europian i të rriturve, gjithashtu dhe kampionati europian i të rinjve, por edhe kampionati botëror i të rinjve në vitin 2023. Ky është një vlerësim për Shqipërinë, që na kanë besuar kaq shumë aktivitete,”- thotë presidenti i FSHP-së, Elez Gjoza.

Ndërkohë Mohamed Hasan Jalood do të jetë dhe kandidati i vetëm i zgjedhjeve të Federatës Botërore që do të zhvillohen po në Tiranë. Ai me sa duke i ka premtuar Shqipërisë edhe Botërorin e të rriturve. “Do flasim me Kryeministrin për këtë gjë, sepse është një akvitivetet shumë i madh, por që ne jemi gati ta bëjmë pas tërheqjes së Kinës,” – thotë Gjoza.

Ndërkohë, presidenti i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli, sqaroi më tepër rëndësinë e këtyre aktiviteteve në vendin tonë. “Këto nuk janë vetëm aktivitetet sportive, por janë një reklamë për vendin tonë dhe një reklamë pa para në prag të sezoneve turistike, ku e gjithë bota do të jetë me sytë nga ne,” – deklaroi presidenti Ylli.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport asambleja e jashtezakonshme e peshengritjes deputeti fidel ylli federata ndërkombëtare e peshëngritjes presidenti elez gjoza na tregon asambleja e jashtezakonshme e peshengritjes deputeti fidel ylli federata ndërkombëtare e peshëngritjes presidenti elez gjoza na tregon

Sondazh

Poll