Sport

Ramos, ende nuk e ka një plan si të fitojë ‘faljen’ e tifozëve: reagimi i publikut të PSG

5 Prill 2022, 11:09 Nga DOSJA
Ramos, ende nuk e ka një plan si të fitojë ‘faljen’ e

PARIS- Sergio Ramos rikthehet të luajë me fanellën e PSG, por është pritur në mënyrë armiqësore nga tifozët. Deri më tani aventura e tij në Paris nuk ka shkuar aq mirë. Lojtari pësoi një sërë dëmtimesh, të cilat e penguan të luante rregullisht. Ish-ylli i Real Madrid u fut në minutën e 72-të për të zëvendësuar Marquinhos. Hyrja e tij në fushë u përshëndet me një kor fërshëllimash.

36-vjeçari është vetëm i fundit nga lojtarët e PSG-së që është ofenduar. Shokët e tij të skuadrës, Lionel Messi dhe Neymar tashmë kanë marrë të njëjtin trajtim, të cilët të dy ishin në shënjestër pas eliminimit të skuadrës nga Champions League. Mauricio Pochettino, i pyetur pas ndeshjes për këtë çështje, u shpreh se ishte i befasuar nga sulmet ndaj Ramos dhe tha se mbrojtësi meriton respekt.

Megjithatë, sipas trajnerit, sjellja e tifozëve rrjedh ende nga zhgënjimi i eliminimit nga Champions League: “Fërshëllimat për Sergio Ramos? Të gjithë jemi të prekur, mendoj se është zhgënjimi i tifozëve me rezultatin e Champions League, nuk mendoj se e kanë personale. Ai është një kampion i madh, meriton respekt si të gjithë lojtarët e PSG-së”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport psg sergio ramos psg sergio ramos

Sondazh

Poll