Sport

Më në fund, Freiburg ankohet kundër Bayern, luajti me 12 lojtarë!

5 Prill 2022, 05:08 Nga DOSJA
Më në fund, Freiburg ankohet kundër Bayern, luajti me 12

GJERMANI – Freiburg më në fund vendosi të paraqesë një ankesë, pasi Bayern Munich luajti në 12 për rreth 20 sekonda të shtunën. Nëse trajneri i Fribourgut, Christian Streich, nuk i kushtoi rendësi këtij fakti, klubi i tij vendosi të hënën të apelojë në Federatën Gjermane.

Në një njoftim për shtyp, të publikuar në rrjetet e tij sociale, klubi e ka justifikuar këtë vendim të marrë pas një “reflektimi intensiv”.

Bëhet fjalë për “krijimin e mundësisë që një gjykatë të vlerësojë dhe t’u përgjigjet pyetjeve që kanë lindur me këtë gabim nga Bayern Munich, në aspektin e ligjit sportiv” dhe “të mbrojë të drejtat e klubeve të tjera që mund të gjenden në situata të ngjashme në të ardhmen”.

Një humbje në tavolinë për Bayernin? Kujtojmë se ndeshja Freiburg-Bayern të shtunën u ndërpre për pesë minuta, para se të përfundonte, pasi bavarezët kishin luajtur me 12 lojtarë për rreth njëzet sekonda. Niklas Süle kishte hyrë në fushë pa u larguar asnjë lojtar i Mynihut.

Në origjinën e këtij episodi është Kathleen Krüger, zyrtarja e klubit të Mynihut, e cila i tregoi gjyqtarit të katërt numrin 29 për Kingsley Coman, një numër që francezi e mbante për një kohë të gjatë përpara se të zgjidhte 11 në verën e kaluar.

Tani Federata Gjermane e Futbollit do të duhet të vendosë për fatin e takimit që Bayern e fitoi lehtësisht (4-1). Në rast se rezultati do të vendoset në tavolinë, Freiburg (5) do të merrte tre pikë të çmuara dhe do të parakalonte RB Leipzig në renditjen e Bundesligës.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport administratorin e bayern munichut gjatë ndeshjes së bayern munichut ishte humbja 2-0 ndaj freiburgut të shtunën administratorin e bayern munichut gjatë ndeshjes së bayern munichut ishte humbja 2-0 ndaj freiburgut të shtunën

Sondazh

Poll