Sport

Wayne Rooney: “Është më mirë që Paul Pogba të vazhdojë përpara”…

5 Prill 2022, 05:01 Nga DOSJA
Wayne Rooney: “Është më mirë që Paul Pogba

ANGLI – Këtë të hënë, Wayne Rooney ishte i ftuari i “Monday Night Football” në “Sky Sports”.

E ndër temat e diskutuara gjatë emisionit, legjendës së “Old Traffordit” iu kërkua të jepte mendimin e tij për situatën e Paul Pogba, kontrata e të cilit përfundon në fund të këtij sezoni.

“Unë mendoj se kemi ardhur në një pikë ku është më mirë që ai të vazhdojë. Nëse Paul është i sinqertë me veten, ai nuk ka pasur ndikimin që do të donte të kishte që në kthimin te Manchester United”.

Ish-sulmuesi me 253 gola për “Djajtë e Kuq” shton: “Unë e shikoj atë duke luajtur për Francën dhe ai është një lojtar krejtësisht tjetër. Aftësitë e tij, vizioni i tij dhe kontrolli i tij i lojës janë diçka tjetër me Francën. Nuk ka funksionuar vërtet te United për të dhe ka disa lojtarë që klubi duhet t’i lërë të shkojnë”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport kontratën me manchester united mesfushori francez paul pogba wayne rooney kontratën me manchester united mesfushori francez paul pogba wayne rooney

Sondazh

Poll