Sport

33 raste asnjë gol, Milan për rekord por Bologna i vendos strekëmbësh në luftën për titull

4 Prill 2022, 20:53 Nga DOSJA
33 raste asnjë gol, Milan për rekord por Bologna i vendos

ITALI- Milan nuk shkon më shumë se një barazim 0-0 ndaj Bologna-s takim i vlefshëm për javën e 31-të të Serie A. Në “San Siro” u zhvillua një pjesë e parë mjaft e ekuilibruar, kuqezinjtë e kishin të vështirë të thyenin murin emilian pavarësisht mundësive të krijuara.

Në pjesën e dytë, Pioli hodhi në fushë një skuadër ofensive me Rebic dhe Ibrahimovic, por nuk u shënua asnjë gol. Një barazim që mban kuqezinjtë në vendin e parë, por ndjejnë rrezikun e Napolit dhe Interit që janë aty në çdo moment. Duhet thënë se Milan krijoi 33 raste për gol, një rekord më vete ky.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport bologna milan bologna milan

Sondazh

Poll