Sport

Van Dijk: “Shorti i favorshëm? Benfica meriton respekt, do të jetë e vështirë”

5 Prill 2022, 04:42 Nga DOSJA
Van Dijk: “Shorti i favorshëm? Benfica meriton respekt, do të

PORTUGALI – Mbrojtësi holandez Virgil van Dijk i Liverpoolit, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së sotme çerekfinale kundër Benficas (21:00) për Champions League:

Golat në transfertë? “Shpresojmë të fitojmë, goli nuk ndryshon. Ndoshta mund të ketë një peshë mendore.”

Objektivat? “Ne duam ta bëjmë këtë sezon të paharrueshëm për lojtarët, stafin dhe tifozët. Ne duam vetëm të luajmë dhe të japim gjithçka. Nëse kjo nuk mjafton, do të provojmë vitin e ardhshëm. Asgjë nuk është e rastësishme këtu.”

Për Benfican? “Benfica është ndër tetë skuadrat më të mira në Champions League. Mund të thuhet se ishte një short i favorshëm, por do të jetë e vështirë. Ne duhet t’u tregojmë atyre respektin që meritojnë, do të jetë e vështirë.”

Sfida me Manen në “Katar 2022”? “Bëmë shaka se do të ishim në të njëjtin grup dhe vërtet ndodhi. Do të jetë një ndeshje e vështirë, ata janë kampionët e Afrikës. Do të jetë ndeshja hapëse dhe do të jetë sfiduese”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp aleksander-arnold dhe virgil van dijk benfica lisbonë virgil van dijk dhe curtis jones “the reds”-at e liverpoolit të jurgen klopp aleksander-arnold dhe virgil van dijk benfica lisbonë virgil van dijk dhe curtis jones

Sondazh

Poll