Aktualitet

HARTA LIVE- Moti i keq në Shqipëri, rihapet rruga e Arbërit, reshje bore në Kukës e Korçë

4 Prill 2022, 14:38 Nga DOSJA
HARTA LIVE- Moti i keq në Shqipëri, rihapet rruga e Arbërit,


TIRANË– Moti i keq vijon të dominojë në vendin tonë duke shkaktuar probleme në tonë, sidomos me qarkullim. Sot, pas 20 orësh, është hapur rruga e Arbërit, që prej mesditës së djeshme, deri në orën 8 të mëngjesit të kësaj të hëne qarkullimi në Rrugën e Arbrit u ndalua totalisht për shkak të shembjes së një masivi dheu në afërsi të tunelit në Murrizë të Xibrit, pranë Bashkisë Klos.

Ndërkohë që dëbora ka zbardhur parkun kombëtar të “Bredhi i Hotovës – Dangëlli”, e po ashtu edhe në Korçë ka pasur reshje të dendura dëbore të shoqëruara me temperatura të ulëta. Megjithatë qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Ndërsa dëbora vijon edhe në qarkun e Kukësit.

Në mesjavë pritet që të ketë shtim të vranësirave gjatë ditës së mërkurë në orët e pasdites dhe mbrëmjes ndërsa të enjten reshjet do të jenë të pakta në të gjithë territorin shqiptar. Të premten dhe të shtunën do të ketë përmirësim të kushteve të motit, por të dielën mund të ketë prezencë të vranësirave dhe të reshjeve. Edhe pse moti i keq do të mbizotërojë, pas ditës së enjte do të ketë një rritje të ndjeshme të temperaturave duke bërë që të shkojnë deri në 20 Gradë Celsius.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Borë dhe shi në Kukës, rrezik nga rënia e gurëve dhe inerteve

FT/ Korça ‘zgjohet’ e mbuluar nga dëbora, sot s’ka reshje, qarkullimi vijon normalisht

Plane për fundjavë? Moti në ditët në vijim, pas të enjtes temperaturat deri në 20 gradë

Të gjithë drejt Përmetit/ Parkun kombëtar “Bredhi i Hotovës- Dangëlli” zbardhet nga dëbora

Rrëshqitja masive e dherave, hapet qarkullimi në rrugën e Arbrit, por sërish ka rrezik

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll