Aktualitet

Alibeaj për Dosja.al:Unë kam shkuar në punë! Negociata për presidentin? Mashtrime të medias

4 Prill 2022, 12:23 Nga DOSJA
Alibeaj për Dosja.al:Unë kam shkuar në punë! Negociata

TIRANË– Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka mohuar se sot në ambientet e Kuvendit ka pasur takim me grupin negociator të socialistëve për emrin e presidentit që do të pasojë Ilir Metën.

Në një prononcim për Dosja.al, Alibeaj ka bërë me dije se sot ka shkuar në Kuvend, në vendin e tij të punës, siç bën çdo ditë, duke mohuar lajmin se sot ka pasur negociata. Sipas tij, lajmi për takimin në Kryesinë e Kuvendit është i fabrikuar nga mediat, duke preferuar që të mos japë komente të tjera lidhur me çështjen.

“Nuk kam shkuar asgjëkundi, as vetëm, e as në grup! Unë kam hyrë në vendin e punës si përditë. Çfarë mund të keni dëgjuar në media janë thjesht mashtrime,”-tha Alibeaj në prononcimin e tij për Dosja.al.

SHIKO EDHE KËTË:

Negociata për presidentin e ri?Alibeaj e mohon takimin me Ballën,”Rithemelimi”:S’ka mandat

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri enkelejd alibeaj zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll