Aktualitet

Vendos KQZ! Pandeli Majko merr mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako, rikthehet në Kuvend

4 Prill 2022, 08:50 Nga DOSJA
Vendos KQZ! Pandeli Majko merr mandatin e ish-deputetit Alqi Bllako, rikthehet

TIRANË– Pas më pak se një viti mungesë, Pandeli Majko do të rikthehet në Kuvend, jo si ministër por si deputet. Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar mandatin e Pandeli Majkos si deputet në radhët e Partisë Socaliste, pas dorëheqjes së Alqi Bllakos, i cili është arrestuar nga Prokuroria e Posaçme.

Ish-ministri i Diasporës, Pandeli Majko u largua nga Kuvendi pas zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, sepse nuk arriti të grumbullonte votat e nevojshme për të thyer herësin e për të “çarë” listën pasi ishte renditur jashtë zonës së sigurtë në listës, pjesë e strategjisë së kryeministrit Edi Rama për votimet që lamë pas. Ai dhe Mimi Kodheli ishin dy figurat historike të PS-së që u lanë jashtë Kuvendit, por secili prej tyre duket se e gjeti mënyrën për t’u rikthyer në sallë. 

Pandeli Majko do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Alqi Bllako në kuvendin e Shqipërisë, pasi ish-deputeti u arrestua disa ditë më parë pasi akuzohej nga SPAK për korrupsion dhe shpërdorim detyrë lidhur me aferën e inceneratorit të Fierit. Në 31 mars, Bllako dorëzoi mandatin e deputetit duke dërguar letrën në Kuvend, ndërsa KQZ nisi procedurat për ta zëvendësuar me Majkon. Pritet që këtë të enjte, edhe Majko të jetë në sallën e Kuvendit.

Majko ishte i 19-ti në listën e Tiranës, e po ashtu ishte besimplotë se Partia Socialiste do t’i fitonte po aq deputetë, nga 36 gjithsej që ka qarku i kryeqytetit, por plani i tij duket se nuk shkoi siç e kishte menduar, duke mos u betuar më 10 shtator.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike alqi bllako pandeli majko alqi bllako pandeli majko

Sondazh

Poll