Aktualitet

Dëgjoi krisma por mendoi se ishin fishekzjarre, roja tregon si u vra Iljaz Çali

4 Prill 2022, 14:26 Nga DOSJA
Dëgjoi krisma por mendoi se ishin fishekzjarre, roja tregon si u vra Iljaz

TIRANË– Dëgjoi gjithçka që ndodhi, por mendoi se ishin fishekzjarre. Gazetarja Anila Hoxha shkruan për Top Channel se një dëshmitar i vrasjes së Iljaz Çalit, me inicialet T.P., është marrë në pyetje duke qenë se gjendej fare pranë vendngjarjes mbrëmjen e kaluar. Ai shpjegon se është punonjës sigurie pranë autostradës, në kilometrin tetë dhe se kur ishte në kabinën e rojës dëgjoi krisma.

“Nuk ju dhashë rëndësi mbasi kujtova se ishin fishekzjarre. Por pas dy krismave të para kam dëgjuar edhe një breshëri krismash. Më pas dola nga kabina dhe pashë një makinë që lëvizte me shpejtësi. Makina humbi drejtimin dhe më pas doli nga rruga duke u ndalur pranë trafik-ndarëses. Mora telefonin të njoftoja policinë, por pashë që kishin ardhur. Kishte policë aty. Për shkak të errësirës nuk dallova gjë tjetër,”- tregon punonjësi.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Iljaz Çali iu kundërpërgjigj vrasësve, dyshohet se s’ishte vetëm

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali atentat iljaz çalit iljaz cali vritet iljaz çali

Sondazh

Poll