Aktualitet

Mbi 12 mln lekë gjobë, banorja e 5 Majit fiton gjyqin ndaj IMT-së (Vendimi)

4 Prill 2022, 13:35 Nga DOSJA
Mbi 12 mln lekë gjobë, banorja e 5 Majit fiton gjyqin ndaj IMT-së

TIRANË– Banorja e ‘5 Majit’, Laureta Nikolli ka fituar gjyqin ndaj Inspektoriatit të Mbrojtjes së Terrirotit që e gjobit me më shumë se 12 mln lekë më herët. Në vendim shkruhet se Gjykata i ka dhënë të drejtë banores duke shfuqizuar gjobën e vendosur ndaj saj IMT. Ka qenë avokatja Adriana Kalaja ajo që e ka bërë me dije lajmin.

Postimi i plotë: 

Në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Tiranë  sapo përfundoi gjykimi i çështjes:

PADITËSE:     Laureta Nikolli

TË PADITUR: Bashkia Tiranë,

                        Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit.

OBJEKTI:       Shfuqizimin tërësisht të Aktit Afninistrativ të “Për dënimin me gjobë” të paditëses Laureta Nikolli në masën 1,284,520 leke.

Në përfundim të gjykimit, gjykata vendosi;

– Pranimin e plotë të padisë duke shfuqizuar tërësisht Aktin Administrativ “Për dënimin me gjobë” të paditëses Laureta Nikolli në masën 1,284,520 lekë,

– Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës së paditur.

Me këtë rast, i shpreh falenderimet Lauretës për besimin që më dha dhe mirënjohjen time Gjyqtarit Gentjan Hamiti i cili u ngrit në lartësinë e detyrës. Ato lekë, do t’i gēzojnë fëmijët e Loretës që barbarët në pushtet i shembën  dhe i grabitën banesën.

Lauoreta nuk ndalet. As unë nuk ndalem. Po kështu, i bëj thirrje të gjithë publikut se  padrejtësitë dhe shkeljet e ligjit  zgjidhen në Gjykatë. Nëse nuk vë në lëvizje Gjykatën  nuk ta ka fajin kjo e fundit se zyrtarët vjedhin dhe abuzojnë me ligjin. Pavarësisht ku ndidhet sot Sistemi i Drejtësisë, një ditë ato dosje do zgjidhen. Shkoni pranë drejtësisë dhe ngrini zërin për të drejtat tuaja kushtetuese.

Më 18 shkurt Laureta Nikolli, një nga banoret e lagjes “5 Maji” shtë gjobitur me 1 milion e 280 mijë lekë për ndërtim pa leje. Vetë Nikolli ka delaruar se ka ndërtuar një shtëpi ekologjike prej druri, por Bashkia Tiranë nuk ia njeh.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja banoret e 5 majit laureta nikolli adriana kalaja banoret e 5 majit laureta nikolli

Sondazh

Poll