Aktualitet

Sekuestrohen mbi 16 mijë euro në Rinas, i riu i kishte futur në çantën e dorës

4 Prill 2022, 13:39 Nga DOSJA
Sekuestrohen mbi 16 mijë euro në Rinas, i riu i kishte futur në

RINAS– Mbi 16 mijë euro të padeklaruara janë sekuestruar mesditën e sotme nga shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore. Sipas njoftimit të policisë, 26-vjeçari me inicialet M.V, banues në Podgoricë, Mal i Zi, po dilte nga Shqipëria në momentin që u kontrollua në vijën e dytë. Në çantën e dorës iu gjetën 16 mijë e 930 euro, të cilat 26-vjeçari nuk i kishte deklaruar. Paratë janë sekuestruar, ndërsa i riu është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.

Njoftim i policisë Rinas

Nuk deklaroi shumën e parave në kufi, procedohet penalisht 26-vjeçari. Sekuestrohen 16.930 euro të padeklaruara. Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, shtetasin M. V. Gjatë kontrollit, në çantën e dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale 16.930 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi M. V., 26 vjeç, banues në Podgoricë, Mal i Zi, u procedua penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet aeroporti i rinasit aeroporti i rinasit

Sondazh

Poll