Aktualitet

Vëllai i Çalit zbulon 2 personat me të cilët kanë konflikte: Njëri na ka borxh 1 mln $!

4 Prill 2022, 14:08 Nga DOSJA
Vëllai i Çalit zbulon 2 personat me të cilët kanë

TIRANË– Familjarët e Iljaz Çalit që u ekzekutua një natë më parë në autostradën Tiranë-Durrës kanë zbuluar një borxh që i kishin 37-vjeçarit. Gazetarja Anila Hoxha shkruan për TopChannel dhe se i vëllai ka treguar se një person me inicialet Rr.D., prej tre vitesh u kishte një borxh prej 1 milionë dollarësh. Ai shton se Çali ishte nisur për në shtëpi rreth orës 22:00, por nuk mbërriti kurrë atje, pasi breshëria i preu rrugën dhe e la të vdekur në vend. Vrasjen, tregon i vëllai, se e mori ves përmes mediave.

“Rreth orës 22 ai u largua për në banesë. Gjatë kohës që qëndrova në lokal ka pasur komunikime të vazhdueshme në telefon. Vrasjen e mësova prej mediave. Ne si familje nuk kemi hasmëri, por një borxh që shtetasi RR.D., na ka prej tre viteve në vlerën e tregut prej 1 milionë dollar për sasinë e 2400 tonëve krom. Herë pas here kanë pasur debate për këtë gjë. Po kështu kohët e fundit kemi pasur debate edhe me shtetasin I.C, i cili ka edhe ai një galeri kromi atje,”- tregon ai duke veçur dy persona si konfliktualët me familjen e tij që mund të kenë lidhje me ngjarjen.

LAJMI KRYESOR: U ekzekutua pranë Rinasit! Iljaz Çali iu kundërpërgjigj vrasësve, dyshohet se s’ishte vetëm

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat iljaz çalit vritet iljaz çali atentat iljaz çalit vritet iljaz çali

Sondazh

Poll