Aktualitet

Konfirmohen rastet e para! Varianti Ba2 i Omicron konfirmohet në Shqipëri

4 Prill 2022, 13:00 Nga DOSJA
Konfirmohen rastet e para! Varianti Ba2 i Omicron konfirmohet në

TIRANË– Nënvarianti Ba2 i Omicron konfirmohet edhe në Shqipëri. A2CNN raporton se në Institutin e Shëndetit Publik kanë mbërritur përgjigjet e analizave nga laboratori i Berlinit, i cili ka identifikuar rastet e para me këtë mutacion edhe në vendin tonë. Mes shumë mostrave të dyshuara dhe të dërguara në Gjermani, disa raste kanë rezultuar pozitiv më Ba2 dhe pjesa tjetër më Omicron.

Prej javësh specialistët kishin dyshime për qarkullimin e një varianti tjetër të koronavirusit, edhe më të transmetueshëm se Omicron, pasi ditët e fundit infektimet filluan serish rritjen. Ende nuk dihet se si po kalohet ky variant nga personat që kanë rezultuar pozitiv më Ba2, por ekspertët janë të bindur se vaksinimi me 2 dhe 3 doza ndihmon për ta kaluar më lehtë sëmundjen.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet covid varianti ba2 omicron covid varianti ba2 omicron

Sondazh

Poll