Sport

Investigimi i ‘The Sun’/ Katari do të zbrasë xhepat e tifozëve, 13 euro birra, hoteli…

4 Prill 2022, 13:12 Nga DOSJA
Investigimi i ‘The Sun’/ Katari do të zbrasë xhepat e

KATAR– Një investigim i “The Sun” ka zbuluar se për një natë qëndrimi në Katar tifozët do të duhet të paguajnë deri në 9 mijë paund nata për hotelin (mbi 10 mijë euro). Katari është vendi që shet më shtrenjtë në botë edhe pijen më të dashur të anglezëve, birrën. Një krikëll kushton 11.50 paund (13.6 euro), madje më shtrenjtë edhe se vera (11 paund).

Tifozët do të duhet t’i bëjnë mirë llogaritë edhe me çmimet e biletave të avionëve dhe çmimet e biletave të ndeshjeve. Fluturimet direkte drejt Dohas kushtojnë 1.063 paund ndërsa për të ndjekur një ndeshje në stadium deri në 724 paund.Tifozët janë paralajmëruar se nëse ata kapen duke konsumuar alkol në publik, atëherë rrezikojnë 6 muaj burg. Birra do të konsumohet vetëm në zonat speciale përreth stadiumeve edhe në disa vende të tjera në Doha.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport katar kupa e botes tifozet katar kupa e botes tifozet

Sondazh

Poll