Sport

Rangnick pesimist: “E ardhmja e United? Ne nuk jemi favoritët për vendin e katërt”

4 Prill 2022, 08:56 Nga DOSJA
Rangnick pesimist: “E ardhmja e United? Ne nuk jemi favoritët

ANGLI – Një sezon i trazuar për Manchester United të Ralf Rangnick, aktualisht i shtati në renditje e Premier Leagues me 51 pikë.

Pas barazimit 1-1 me Leicesterin, trajneri i “Djajve të Kuq” ka komentuar garën e vështirë për të zënë një vend në Champions League: “Unë nuk jam fallxhor, ndaj nuk e di se ku do të luajë Manchester United sezonin e ardhshëm.

Detyra jonë është ta përfundojmë këtë kampionat në pozicionin më të mirë. Thënë kështu, do të thotë të arrijmë në vendin e katërt. Mirëpo barazimi me Leicester nuk na ndihmon, kemi humbur dy pikë të tjera dhe situata nuk është përmirësuar.

Mendimi ynë tani është të përgatitemi sa më mirë për ndeshjen kundër Evertonit në “Goodison Park”. Na duhet tre pikë, pastaj më shumë treshe me Norwich e kështu me radhë… Nuk të ndihmon ta shikosh renditjen çdo fundjavë, por për momentin nuk jemi padyshim favoritët për vendin e katërt,”– ka deklaruar trajneri i përkohshëm gjerman.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kontratën me manchester united trajneri i manchester united i manchester united për të zëvendësuar solskjaerin kontratën me manchester united trajneri i manchester united

Sondazh

Poll