Sport

Moviola e Juventus-Inter ?/ Dy penalltitë e përfolura, ja gabimi i arbitrit Irrati!

4 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
Moviola e Juventus-Inter ?/ Dy penalltitë e përfolura, ja gabimi i

ITALI- Pas përfundimit të ndeshjes Juventus-Inter, Massimiliano Allegri nuk ka dashur të flasë për arbitrin, por ka shumë episode të paqarta. Tifozët e Juventusit protestojnë kundër vendimeve të Irratit dhe Mazzolenit (në Var), pas ndeshjes Adrien Rabiot do të shprehej( “Ishte vështirë të luaje 11 kundër 12”), por për këtë u kujdes ish-arbitri ndërkombëtar Graziano Cesari.

Nis me penalltinë e dhënë për zikaltërit në minutën e 43-të të pjesës së parë: “Irrati është shumë afër dhe sheh shumë mirë, por për të nuk ka faull. Pas thirrjes nga Var, gjyqtari kalon një sekondë e gjysmë në monitor dhe më pas akordon penallti. Penalltia ekziston dhe për mendimin tim duhet të kishtë fërshëllyer më parë”.

Përsëritja e penalltisë së Calhanoglu: “Irrati fërshëllen një goditje dënimi për Juventusin për një faull të Calhanoglu ndaj Danilo-s, por më pas thirret nga VAR dhe sinjalizon se një lojtar i Juventusit ka hyrë më parë në zonë. Ai që hyn i pari është de Ligt, i cili më pas godet topin dhe për këtë arsye është e drejtë të përsëritet penalltia, por nuk është e qartë pse Irrati nuk fërshëllen më përpara.

Në fund, penalltia që reklamon Juventus: Irrati fërshëllen një goditje dënimi në minutën e 55-të për ndërhyrjen e Bastonit ndaj Zakarias, faulli ekziston, çështja është nëse është brenda apo jashtë. Irrati pret VAR dhe i thotë se është goditje dënimi, por këmba e Zakaria-s është në linjë dhe këmba e Bastonit është brenda zonës, për mua është penallti. Vlerësimi në këtë rast është objektiv.”

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport inter juventus moviola inter juventus moviola

Sondazh

Poll