Sport

Dinamo në kaos, gati përjashtimet; zbardhet përplasja pas humbjes me Egnatian

4 Prill 2022, 12:15 Nga DOSJA
Dinamo në kaos, gati përjashtimet; zbardhet përplasja pas humbjes

TIRANË– Menjëherë pas humbnjes me Egnatian, që e bën Dinamon të jetë me një këmbë drejt Kategorisë së Parë, stafi tekniku dhe futbollistët kanë pasur një mbledhje në dhomat e zhveshjes të stadiumit ‘Elbasan Arena’. Trajneri Rodolfo Vanoli dhe nidhmësit e tij kanë dashur të kuptojnë nga futbollistët se çfarë problemi ka që ata nuk shprehen si duhet në fushë.

Aleksander Sofranak dhe Eni Imami qëndruan në stol gjatë gjithë ndeshjes me Egnatian. Lënia në stole dy mbrojtësve u mendua një zgjedhje e trajnerit, por nuk është kështu.Mbrojtësi malaez i ka komunikuar stafit se nuk ndihej mirë fizikisht. Po sipas klubit, e njëjta gjë vlen edhe për Imamin. Lojtarëve u ndalohet nga klubit të flasin për mediat.

Një situatë e vështirë te blutë, ku priten masa të ashpra, nga gjoba deri te përjashtimet nga skuadra për pjesën e mbetur të sezonit. Nga sot pritet të nisë prishja e kontratave, teksa më i rrezikuari është Eni Imami.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport dinamo eni imami dinamo eni imami

Sondazh

Poll