Sport

“Simulimi më i keq i vitit”/ Në Angli tallen me De Ligt dhe Vlahovic, videot bëjnë…

4 Prill 2022, 12:49 Nga DOSJA
“Simulimi më i keq i vitit”/ Në Angli tallen me De Ligt

ITALI– Juventus humbi ndeshjen por edhe fytyrën. Pamjet e Dusan Vlahovic dhe Matthijs de Ligt bënë xhiron e rrjetit, deri në pikën ku tabloidet angleze filluan talljet.Çfarë kanë bërë dy lojtarët për të merituar sulmin mediatik në Angli? Rrëzimet flagrante, të theksuara dhe të tepruara, në kontaktin e parë menjëherë edhe kur loja ndalet.

Me kalimin e minutave, me orën që sinjalizon një kohë shtesë prej pesë minutash, ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe mbrojtësi i Ajax-it pretendojnë dy penallti brenda sekondave. Në të parën, Vlahovic merr një shuplakë pa dashje, e cila mezi i prek fytyrën, por serbi bie menjëherë në tokë. Në të dytën, de Ligt kishte shkuar në sulm dhe përkëdhelet nga Darmian në fytyrë.

 

Embarrassing, that. pic.twitter.com/oARsTe5N4A

— Conor Clancy (@ConJClancy) April 3, 2022

Dinamika e pamjeve shpjegon se si emocionet e atyre momenteve dhe konteksti janë të tilla që e bëjnë të tepruar dhënien e një penalltie. Anglezët kanë filluar të krahasojnë këto dy shuplaka me atë të ëill Smith ndaj Chris Rock.

De ligt what a clown pic.twitter.com/UYBRan5klZ

— رَغَد ?? (@_Raventura) April 3, 2022

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport de ligt juventus vlahovic de ligt juventus vlahovic

Sondazh

Poll