Sport

Sporting Lisbonë fiton dhe bën presion… 3 pikë larg Portos që luan sonte

4 Prill 2022, 09:12 Nga DOSJA
Sporting Lisbonë fiton dhe bën presion… 3 pikë larg Portos

PORTUGALI – Sporting Lisbona mundi 2-0 Paços de Ferreira të dielën, në ndeshjen e 28-të të Primeira Liga dhe tani është vetëm tre pikë prapa Portos që kryeson, teksa të hënën pret Santa Claran.

Sporting fitoi me lehtësi në stadiumin “Alvalade” me golat e sulmuesit spanjol Pablo Sarabia, në minutën e 20-të nga penalltia dhe anësorit portugez Nuno Santos, në minutën e 72-të. Ndërkohë Sarabia u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes.

Me këtë rezultat, skuadra e Rubén Amorimit është vetëm tre pikë prapa Porto, që kryeson kampionatin portugez, ndërkohë që ky i fundit do të përballet të hënën me Santa Claran.

Skuadra tjetër kryeqytetase e Benficas renditet e treta, me 12 pikë pas Portos, pasi humbi 3-2 me Sporting Braga të premten.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport mbrojtësi i portos dhe i kombëtares portugeze se sa i mirë është sporting stadiumi i sporting lisbon mbrojtësi i portos dhe i kombëtares portugeze se sa i mirë është sporting stadiumi i sporting lisbon

Sondazh

Poll