Sport

Gjimshiti nxjerr shpatullën, alarmohet Atalanta dhe Kombëtarja

4 Prill 2022, 12:31 Nga DOSJA
Gjimshiti nxjerr shpatullën, alarmohet Atalanta dhe Kombëtarja

ITALI– Berat Gjimshiti nuk e ka mbyllur dot ndeshjen e Atalantës ndaj Napolit, duke u zëvendësuar në minutën e 62-të të takimit. Nuk ishte një zgjedhje taktike, por një zëvendësim i detyruar për shkak të një dëmtimi. Sigurisht që kjo situatë shqetëson sidomos Atalantën në momentin kyç të sezonit por edhe Kombëtaren shqiptare.

Trajneri Gasperini pas ndeshjes ka pranuar se nuk ishte një shqetësim i vogël. “Nuk besoj se mund ta shohim në fushë të enjten. Ka nxjerrë shpatullën, duhet të shohim gjendjen e tij.” Tani mbetet të shihet periudha e rikuperimit të Gjimshitit, i cili në këtë sezon ka vuajtur një tjetër dëmtim në krah, kur luante me Shqipërinë ndaj Hungarisë në kualifikueset e Botërorit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atalanta gjimshiti atalanta gjimshiti

Sondazh

Poll