Sport

Interes i paparë… Eintracht ka 250.000 kërkesa për të parë Barcelonën

4 Prill 2022, 09:36 Nga DOSJA

GJERMANI – Eintracht mund të kishte mbushur pesë herë “Deutsche Bank Park” të Frankfurtit. Me një kapacitet prej 51.050 spektatorësh në stadiumin e saj, rivali i Barcelonës në çerekfinalet e Europa League ka marrë deri në 250.000 kërkesa për bileta për të ndjekur këtë të enjte, ndeshjen e parë kundër skuadrës katalanase të stërvitur nga Xavi Hernández.

Edhe pse Leo Messi nuk është më në radhët e skuadrës katalane, ethet për të parë Barçën, në qytetin e pestë me më së shumti banorë (753,056) në Gjermani, janë të papërshkrueshme para vizitës së “blaugranëve’ në Frankfurt.

Do të jetë ndeshja e parë në këtë edicion të Europa League, ku “Deutsche Bank Park” do të ketë kapacitet 100%, pasi në raundin e kaluar kundër Betisit teksa u fitua në minutën e 118-të, çmenduria ishte me vetëm 25 mijë tifozë në tribuna, ende me kufizime për shkak të valës së gjashtë të pandemisë.

Ndërkohë, një ulje e paprecedentë e biletave për tifozët e Eintracht pritet për ndeshjen e kthimit në “Camp Nou” të Barcelonës. Përveç 5.000 vendeve të ofruara nga drejtuesit e Barçës, tifozët gjermanë po mobilizohen për të marrë biletat e disponueshme në faqen e internetit të klubit katalanas dhe sipas parashikimeve shifra përfundimtare mund të jetë midis 15.000 dhe 20.000 tifozë të Eintrahtit të shpërndara në tribunat e Barcelonës.

B.T (Dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport eintrachtit frankfurtit fondacionit barcelona në ndeshjen kundër eintracht frankfurt plot dramaticitet eintrachtin eintrachtit frankfurtit fondacionit barcelona në ndeshjen kundër eintracht frankfurt plot dramaticitet eintrachtin

Sondazh

Poll