Sport

Atlético rikthehet në vendin e ‘krimit’, por kësaj here ka punë me Cityn…

4 Prill 2022, 10:05 Nga DOSJA

ANGLI – Atlético Madrid rikthehet në Mançester sërish thuajse pas tri javësh, pasi arriti të kalojë në çerekfinale të Champions League, teksa mundi skuadrën tjetër të këtij qyteti britanik. Tani, në të njëjtin destinacion, por përballë do të ketë Manchester Cityn e spanjolit Pep Guardiola.

Dhe ekspedita madrilène ‘bardhekuq’ do të kërkojë të përsërisë planifikimin që kishte në vizitën e mëparshme, me 22 lojtarë, por pa José María Giménez, përveç Herrera prej kohësh i dëmtuar dhe Carrascos të pezulluar.

Atletico është larguar nga Barajas të hënën në mëngjes dhe do të mbërrijnë në Mançester pak para drekës. Ata do të qëndrojnë në të njëjtin vend ku ishin 20 ditë më parë, në Hotel Lowry dhe pasdite do të stërviten në “Etihad” (19:30).

Më parë, Diego Simeone dhe një futbollist do të ofrojnë konferencën zyrtare për shtyp para ndeshjes nga stadiumi. Dhe të martën, e njëjta rutinë si gjithmonë. Lojtarët do të qëndrojnë në hotel, derisa të nisen për në stadium. Rikthimi, pasi të përfundojë takimi, me mbërritjen e planifikuar në Madrid në agim.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport atletico madrid dhe liverpool debutoi me mancester junajtid dy lojtare te atletico madrid me covid atletico madrid dhe liverpool debutoi me mancester junajtid dy lojtare te atletico madrid me covid

Sondazh

Poll