Sport

Nga kualifikimi në finalet e “Katar 2022”, Kanadaja përfiton 12 milionë dollarë…

1 Prill 2022, 10:16 Nga DOSJA

KANADA – Kualifikimi i Kanadasë për në finalet e “Katar 2022” nuk ka qenë vetëm një arritje sportive për skuadrën e Amerikës së Veriut, e cila deri tani kishte qenë e pranishme vetëm në një kupë bote, atë të Meksikës në vitin 1986, por gjithashtu ky sukses përbën edhe një të ardhur ekonomike të paparë për kanadezët.

Vlerësohet se për të luajtur në finalet e Kupës së Botës në Katar, FIFA do t’i jape Federatës Kanadeze të Futbollit rreth 12 milionë dollarë, një shifër kjo më e madhe se të gjitha të ardhurat e vitit 2020 në futbollin kanadez.

Në vitin 2019 të ardhurat e Federatës Kanadeze të Futbollit ishin 19.8 milionë dollarë. Në vitin 2020, viti i fundit për të cilin janë bërë publike rezultatet financiare, shifra ra në 11.5 milionë dollarë, duke përfshirë edhe ndihmën qeveritare dhe grantet, për shkak të efekteve të pandemisë.

Bazuar në këto shifra, është e qartë se suksesi i ekipit kanadez të futbollit për meshkuj nuk është vetëm sportiv, por edhe ekonomik. Dhe kjo nuk është rastësi. Aktualisht futbolli në shoqërinë kanadeze kalon edhe hokejin në akull, si sporti më popullore në këtë vend.

Dhe ky bonus, duke u shpërndarë në të gjithë futbollin kanadez, përfitojnë edhe dy kompani spanjolle: “Mediapro” dhe Atlético Madrid. “Mediapro” ka të drejtat e transmetimit të Premier League Kanadeze (CPL), e cila u krijua në vitin 2019. Ndërkohë që Atlético bleu në vitin 2020 skuadrën Atlético Ottawa, për një shifër të vlerësuar prej pak më shumë se 1 milion euro.

Me rritjen e kombëtares kanadeze dhe në përgjithësi të futbollit në vend, investimet e “Mediapro” dhe Atlético Madrid kanë bërë të mundur edhe përfitimet e tyre financiarisht. Disa burime theksojnë se vlera e investimit të Atletico Madridit është shumëzuar me pesë në vetëm dy vjet.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anglia dhe kanadaja finalistet e katar 2022 futbolli ne kanada shtetet e bashkuara dhe kanada anglia dhe kanadaja finalistet e katar 2022 futbolli ne kanada shtetet e bashkuara dhe kanada

Sondazh

Poll