Sport

Haaland ndez sërish sirenat e alarmit: “Ka dëmtuar kaviljen, ai e ka këmbë të nxirë”

1 Prill 2022, 04:59 Nga DOSJA
Haaland ndez sërish sirenat e alarmit: “Ka dëmtuar kaviljen, ai

GJERMANI – Gjendja fizike e Erling Haaland vazhdon të shqetësojë Borussia Dortmundin. Pasi humbi disa ndeshje, për shkak të një problemi në ijë, sulmuesi norvegjez u rikuperua para grumbullimit me ekipin kombëtar, nga i cili u kthye i çalë.

Norvegjezi shënoi një dygolësh në fitoren 9-0 të Norvegjisë ndaj Armenisë, megjithatë ai duhej të zëvendësohej në pjesën e pare, pas një ndërhyrjeje rrëqethëse nga një kundërshtar. Sorloth, sulmuesi i Real Sociedad, zuri vendin e tij.

Haaland është rikthyer në Gjermani dhe është një dyshim serioz për ndeshjen  kundër Leipzig.

Trajneri i Dortmundit, Marco Rose, ka dhënë detaje për gjendjen e tij fizike. “Përfshirja e tij në skuadër është shumë e diskutueshme, për të qenë i sinqertë. Ai ka dëmtuar kyçin e këmbës, këmba e tij është e fryrë, e trashë dhe blu. Kushdo që e shikon e kupton se dëmtimi është mjaft traumatik.”

Trajneri gjerman shtoi, se pavarësisht vullnetit të futbollistit, ai është i dëmtuar. “Të gjithë e kanë parë ndërhyrjen. Mund ta imagjinoni se pritej një traumë e fortë. Erling është gjithmonë shumë optimist për këto lloj situatash. Por gjëja është krejtësisht e gabuar. Erling vërtet dëshiron të jetë në dispozicion, por ne duhet të shohim si do të shkojnë gjërat sot dhe nesër. Kjo është shumë, shumë për të ardhur keq për ne,”– tha ai.

Haaland ka pasur disa fatkeqësi fizike këtë sezon. Dëmtimet që ka pësuar e kanë bërë që të humbasë gjithsej 16 ndeshje. Më të fundit ishin problemet, që e detyruan atë të humbasë “play-off”-in e Europa League, ku Dortmundi humbi ndaj Rangers.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 21-vjeçari erling haaland e ardhmja e haaland fenomeni i borussia dortmundit 21-vjeçari erling haaland e ardhmja e haaland fenomeni i borussia dortmundit

Sondazh

Poll