Sport

MotoGP/ Zyrtare: Seanca e së premtes anulohet, materialet nuk erdhën në kohë

1 Prill 2022, 04:53 Nga DOSJA
MotoGP/ Zyrtare: Seanca e së premtes anulohet, materialet nuk erdhën

ARGJENTINE – Dita e parë e stërvitjes për Grand Prix të Argjentinës në motoçiklizëm  duhej të anulohej, pasi një nga pesë avionët e ngarkesave, që u larguan nga ishulli indonezian i Lombok me destinacion aeroporti argjentinas Tucumán.

Në të ishin materialet e ekipeve, Mooney VR46 dhe Gresini më të prekurit, përveç Ducati, Suzuki, dy ekipet KTM dhe Yamaha për sa i përket MotoGP dhe gjithashtu furnizuesi i gomave Michelin.

Organizatorët e Grand Prix të Argjentinës, tashmë kanë njoftuar skuadrat se stërvitja e së premtes është anuluar, pasi nuk kanë arritur të kryejnë logjistikën në kohë. Ngarkesa e dy avionëve të parë mbërriti më 26 mars dhe më vonë kanë mbërritur dy avionë të tjerë.

Problemi erdhi me ngarkesën e pestë, e cila, pas mbërritjes në aeroportin kenian në Mombasa, u zbulua një defekt dhe mbeti atje. Riparimi në vend kërkonte kohë, ndaj një tjetër avion u nis për të marrë materialet dhe kuptohet që do të mbërrinte me vonesë në Tucumán.

Kështu, programi i Grand Prix i Argjentinës do të mbahet nga vetëm dy ditë: të shtunën me provat dhe kualifikueset dhe të dielën, ku programi do të mbetet i paprekur me nxemjen dhe garat.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport grand prix të argjentinës pilot i moto gp stërvitja e së premtes është anuluar grand prix të argjentinës pilot i moto gp stërvitja e së premtes është anuluar

Sondazh

Poll