Sport

Sezoni 2020-21: Trofeu “Stoli i Artë” për Antonio Conten, i katërti për të…

1 Prill 2022, 10:05 Nga DOSJA
Sezoni 2020-21: Trofeu “Stoli i Artë” për Antonio Conten,

ITALI – Antonio Conte, trajneri i Tottenham mori të enjten çmimin “Panchina D’Oro” (Stoli i Artë), i cili e vlerëson atë si trajnerin më të mirë në Itali sezonin e kaluar, 2020-21, në të cilin ai fitoi ‘scudetton’ në krye të Interit.

“Jam i lumtur sepse është një çmim që më jepet nga kolegët e mi teknikë. Do të doja ta ndaja këtë njohje me stafin dhe lojtarët me të cilët ndava rrugën e sezonit të kaluar te Inter,”– tha Conte në mjediset e Tottenhamit, ku mori çmimin e dhënë nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC).

Ky është trofeu i gjashtë që Conte ka marrë nga FIGC. Trajneri aktual i Spurs ka katër “Stola të Artë”, një të argjendtë dhe një të veçantë, që ai e arriti duke fituar Premier Ligën angleze me Chelsean.

Presidenti i FIGC, Gabriele Gravina tha se ai ka “shpresë” se ky do të jetë edicioni i fundit që do të mbahet në distancë dhe se është “i gëzuar” që “Pankina d’Oro” e këtij viti ka regjistruar një pjesëmarrje pothuajse totale të atyre që kanë të drejtë.

“Urime Antonio Contes dhe të gjithë fituesve. Unë shpresoj se këta trajnerë të mëdhenj do të jenë një nxitje dhe një shembull për brezat e rinj, veçanërisht në fushën e trajnimit dhe të riditjes së vazhdueshme,”– shtoi Gravina.

Conte fitoi trofeun me 20 vota, një më shumë se trajneri i Milanit, Stefano Pioli dhe 12 më shumë se Gian Piero Gasperini, trajneri i Atalantës. Italiani arriti te Inter në vitin 2019 dhe pushtoi në vitin 2021 Serinë A deri atëherë të dominuar nga Juventus që nga viti 2011-12,  pasi kishte qenë trajner i Chelsea (2016-18), kombëtares italiane (2014-16) dhe vetë Juventusit (2011-14).

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio contes në premier league mourinhon dhe conten 52-vjeçari antonio conte i tottenham antonio contes në premier league mourinhon dhe conten

Sondazh

Poll