Sport

Infantino: “FIFA nuk ka propozuar një Kupë Bote dyvjeçare, por ajo është e realizueshme”

1 Prill 2022, 04:45 Nga DOSJA
Infantino: “FIFA nuk ka propozuar një Kupë Bote

KATAR – Presidenti i FIFA-s, zvicerani Gianni Infantino, tha të enjten se institucioni i futbollit “nuk ka propozuar” një Kupë Botërore çdo dy vjet, por përkundrazi “ka studiuar fizibilitetin e saj” dhe ka arritur në përfundimin se “është e zbatueshme”.

“Do të jetë e qartë: FIFA nuk ka propozuar për Kupën e Botës dyvjeçare,”- tha ai në Kongresin e 72-të të FIFA-s, të mbledhur në Doha në prag të shortit të Kupës së Botës në “Katar 2022”.

“Kongresi kërkoi që të studiohej fizibiliteti. Por FIFA nuk ka propozuar asgjë. Dhe u arrit përfundimi se është i zbatueshëm dhe se do të kishte pasoja dhe ndikime të caktuara. Tani, – vazhdoi ai, – fillon faza tjetër e konsultimeve, të debatit, të gjetjes së marrëveshjeve dhe kompromiseve. Me federatat, ligat, lojtarët”.

Infantino bëri thirrje që ky debat të arrijë në një përfundim “që u sjell dobi të gjithëve”.

“E rëndësishme e këtij debati është, se ne e kemi rikthyer në axhendën tonë futbollin botëror”,- tha ai, pasi aludoi për vitet e dedikuara për vënien në rregull të qeverisjes së institucionit.

Presidenti i FIFA-s, gjithashtu iu referua luftës në Ukrainë dhe konflikteve të tjera që po ndodhin në botë dhe siguroi se kur ato të përfundojnë, “futbolli do të jetë në gjendje të japë kontributin e tij të vogël në rindërtimin e marrëdhënieve” midis vendeve në konflikt.

“Ne do të jemi në ballë me Ukrainën dhe në të gjitha vendet e botës ku nevojitet prania e FIFA-s dhe futbollit”,- premtoi ai.

Infantino tha se Kupa e Botës së mëparshme, e luajtur në Rusi në 2018, “ishte një sukses sportiv dhe tregtar”, por i vinte keq që trashëgimia e tij nuk ishte “një paqe e qëndrueshme”.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re gianni infantino ish-presidenti i fifa-s presidenti i fifa-s fifa po përgatitet të zyrtarizojë rregulloren e re gianni infantino ish-presidenti i fifa-s presidenti i fifa-s

Sondazh

Poll