Sport

“Çfarë të thuash? Ky më bën të dyshoj”/ Vendimi i arbitrit, Plori acarohet: Kjo është…

31 Mars 2022, 18:18 Nga DOSJA
“Çfarë të thuash? Ky më bën të

ELBASAN– Trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, e ka cilësuar një ngjarje shumë të dyshimtë anulimin e golit nga gjyqtari Olsid Ferataj në minutën e 93 të ndeshjes ndaj Partizanit. Në “SuperSport” ai theksoi se një episod i tillë mund të hidhte në erë punën e këtij sezoni.

“Sapo e pashë përsëri në dhomat e zhveshjes. E pashë edhe një herë me përsëritje, është e çuditshme. Ne nuk bëjmë mirë që flasim për arbitrat, por duhet të flasim se kemi gjithë punën dhe investimin. OK, gaboi arbitri dhe në moment ka gabuar, por në momentin që e jep pastaj duke e parë, e jep me dashje. Po shkove dhe e pe, çfarë të thuash? Por në momentin kur ai shkon dhe e shikon, ky më bën shumë të dyshoj.

Janë momente entuziazmi dhe gjithë skuadra po festonte. Në minuta e fundit dhe kur ke një ndeshje të tillë ku një gol bën diferencën, them se ishte entuziazmi i skuadrës që e nervozoi më shumë. Isha i sigurt që edhe po ta shihte në VAR, do e jepte gol, kjo është e çuditshme.” Tha Plori.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani plori vllaznia partizani plori vllaznia

Sondazh

Poll