Sport

Trajneri Xavi në luftë me dëmtimet… Revolucion në shërbimin mjekësor

1 Prill 2022, 05:11 Nga DOSJA

SPANJE – Xavi ishte shumë i qartë kur mbërriti në Barcelonë, se duhej t’i jepte fund ‘murtajës’ së dëmtimeve që skuadra kishte trashëguar nga sezoni i kaluar. Ky ishte një prioritet.

Për këtë arsye, trajneri katalanas vendosi të ristrukturojë dy zonat që kanë ndikim te ky ‘fenomen’: shërbimet mjekësore dhe rikuperatorët. Dhe rezultatet po shihen.  Në dy muajt e fundit, shkurt dhe mars, klubi ka lëshuar vetëm tre raporte mjekësore.

Kjo do të thotë, se në këto zona nuk ka më lojtarë, përveç vetëm Lenglet, Araujo dhe Dest.

Më 3 shkurt, klubi raportoi një dëmtim të francezit në biceps të femorit të këmbës së tij të majtë. Më 14 të të njëjtit muaj, uruguajani vuajti nga shqetësimi në tabanin e tij dhe javën e kaluar, Dest pati probleme me kofshën e majtë.

Këto pak raporte mjekësore, pavarësisht se Barcelona ka pasur ndeshje në La Liga dhe Europa League, tregojnë një ndryshim të trendit të dëmtimeve të skuadrës së Barçës. Megjithatë, Xavi ka ende çështjen në pritje për të lënë bosh infermierinë.

Edhe sot e kësaj dite, Umtiti, Sergi Roberto dhe Dest, ende e pushtojnë atë. Ansu Fati nuk ka një dalje mjekësore, por tashmë ka filluar inkorporimin e tij gradual në grup.

Gjatë muajt nëntor kur erdhi Xavi, dhjetor dhe janar, Barcelona e ruajti dinamikën e keqe me lëndimet. Por tashmë, në periudhën shkurt-mars, vetëm tre futbollistë kanë hyrë në infermieri dhe me lëndime jo shumë të gjata.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport brahim diaz në listën e kombëtares së spanjës një lajm i mirë ky për xavi hernandez xavi është rikthyer në katalonjë brahim diaz në listën e kombëtares së spanjës një lajm i mirë ky për xavi hernandez xavi është rikthyer në katalonjë

Sondazh

Poll