Sport

Formula 1/ Pas fillimit të vështirë, kampioni Hamilton ‘duke luftuar me veten’…

1 Prill 2022, 08:39 Nga DOSJA
Formula 1/ Pas fillimit të vështirë,  kampioni Hamilton

ANGLI – Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, britaniku Lewis Hamilton, i cili përfundoi i 10-ti në Grand Prix të Arabisë Saudite të dielën e shkuar, ka bërë një prononcim, ku përmes një postimi ka rrëfyer gjendjen e tij në Instagram të enjten.

“Ka qenë një vit kaq i vështirë, me gjithçka që po ndodh rreth nesh,”– tha piloti 37-vjeçar. “Janë disa ditë të vështira për të qëndruar pozitiv. Kam luftuar psikologjikisht dhe emocionalisht për një kohë të gjatë. Për të vazhduar nevojitet një përpjekje e përhershme, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Kemi shumë për të bërë dhe për të arritur.”

Hamilton, i cili ka fituar më shumë gara F1 se çdo pilot në histori, ka pasur një fillim të vështirë të kampionatit të ri, me makinën e tij të pakonkurrueshme Mercedes.

Ai përfundoi i treti në garën hapëse në Bahrein, pasi të dy pilotët e Red Bull u tërhoqën në fund të garës, ndërkohë që shënuan vetëm një pikë të vetme në Arabinë Saudite.

E gjitha kjo vjen vetëm disa javë pas përfundimit traumatik të kampionatit të tij botëror 2021. Piloti britanik ishte gati të kapte titullin e tetë botëror, në finalen e sezonit të dhjetorit në Abu Dhabi, ku kampion pas shumë diskutimesh u shpall Max Verstappen.

Hamilton ishte kundër garës në Jeddah, pas një sulmi raketor aty pranë gjatë stërvitjes së së premtes, teksa tha pas garës: “Unë thjesht dua të shkoj në shtëpi”.

Hamilton, tashmë është 29 pikë prapa Charles Leclerc të Ferrarit, i cili është në krye të renditjes së pilotëve. Ai kërkon të kthehet në rrugën e duhur në Grand Prix të Australisë javën e ardhshme.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport hamilton ishte më i forti lewis hamilton behet kalores lewis hamilton dhe mercedes hamilton ishte më i forti lewis hamilton behet kalores lewis hamilton dhe mercedes

Sondazh

Poll