Sport

Mbyllet procesi i licencimit të klubeve shqiptare për në kupat e UEFA-s

1 Prill 2022, 10:00 Nga DOSJA
Mbyllet procesi i licencimit të klubeve shqiptare për në kupat e

TIRANE – Gjatë katër muajve të fundit klubet shqiptare aplikante për licencë kanë paraqitur në sektorin e licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces.

Menaxheri i sektorit të licencimit në FSHF, Eduard Gjini, shpjegon procesin e licencimit dhe vlerëson përmirësimet që kanë bërë klubeve në të gjitha kriteret.

“Ka përfunduar më 31 mars procesi i dorëzimit të gjithë dokumentacionit financiar për klubet e Abissnet Superiore, që janë kandidate për të marrë pjesë sezonin e ardhshëm në Abissnet Superiore dhe kompeticionet e UEFA-s.

Tashmë i gjithë dokumentacioni do t’u dorëzohet ekspertëve të kritereve, të cilët do të bëjnë raportet përkatëse dhe do të konkludojnë për çdo klub nëse i ka plotësuar kriteret për t’u pajisur me licencë ose jo.

Nga analiza e deritanishme mund të thuhet se ka një përmirësim të situatës krahasuar me vitin e kaluar në aspektin e kritereve të licencimit të klubeve, por sigurisht nuk jemi akoma aty ku duhet dhe ka vende për të përmirësuar situatën, sidomos për katër kriteret e para”, – tha Gjini.

Procesi i licencimit të klubeve është një nga elementet kryesore për të qenë pjesë e kampionateve elitare, jo vetëm në Shqipëri por kudo ku luhet futboll në botë.

Duke parë rëndësinë e madhe që ka ky proces, Departamenti Ligjor dhe i licencimit të klubeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ka zhvilluar muajt e fundit takime dhe workshop-e me të gjitha klubet, ku i është bërë e qartë mënyra dhe procedura se si duhet të plotësohet dokumentacioni për të përfituar në përfundim të procesit licenca, njofton zyra e shtypit në FSHF.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se procesin e licencimit anëtari i komitetit ekzekutiv të fshf-së asambleja e pergjithshme e jashtezakonshme e fshf-se procesin e licencimit

Sondazh

Poll