Sport

Partizani-Vllaznia/ Një gol i anuluar në 93′ kthehet në kaos, sherr në fund të ndeshjes

31 Mars 2022, 17:55 Nga DOSJA
Partizani-Vllaznia/ Një gol i anuluar në 93′ kthehet në

ELBASAN– Dueli mes Partizanit dhe Vllaznisë në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë është mbyllur në barazim 0-0 mes polemikave. Ndeshja nuk pati një ritëm të kënaqshëm, me dy skuadrat që menduan të jenë më shumë të kujdesshme. Emocione prodhuan minutat e fundit, por edhe polemika e protesta.

Xhuliano Skuka, lojtari më i rrezikshëm i Partizanit, u ndal nga shtylla në minutën e 84-t. Sulmuesi gjuajti me kokë nga vendi, por ishte i pafat.Më i saktë u tregua Ante Aralica në minutën e 93′ me kokë. Kroati fitoi duelin ajror me Belicën dhe dërgoi topin në rrjetë, por arbitri Olsid Ferataj anuloi golin e shkodranëve pasi pa pamjet në VAR.

Një episod që tërboi lojtarët dhe drejtuesit e Vllaznisë të cilët në fund të ndeshjes shkuan t’i kërkonin llogari arbitrit,madje edhe në tunelin e stadiumit.

 

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport partizani vllaznia partizani vllaznia

Sondazh

Poll