Sport

E bujshme nga Italia! Shkelën karantinën, Napoli rrezikon përjashtimin nga kampionati

31 Mars 2022, 17:46 Nga DOSJA
E bujshme nga Italia! Shkelën karantinën, Napoli rrezikon

ITALI– Juventus-Napoli, ndeshja e luajtur më 6 janar mesa duket ende nuk ka përfunduar. Po, sepse pas gati pas 3 muajsh Prokurori Publik i Federatës së Futbollit ka paditur klubin napolitan, presidentin De Laurentiis dhe menaxherin e shëndetësisë të klubit “për moszbatim të rregullave për kontrollet shëndetësore, se kanë lejuar lojtarët Lobotka, Rrahmani dhe Zielinski të udhëtojnë në Torino së bashku me pjesën tjetër të ekipit.

Çfarë rrezikon Napoli?

Është e vështirë të përcaktohet se cilat sanksione mund të ketë klubi napolitan, pasi gama e masave është shumë e gjerë. Gjobë Dënim me një ose më shumë pikë në renditje; zbritja në vendin e fundit në renditje; përjashtimi nga kampionati përkatës ose nga çdo garë tjetër e detyrueshme, me caktimin nga Këshilli Federal në një nga kampionatet e kategorisë së ulët; mospranimi ose përjashtimi nga pjesëmarrja në ngjarje të caktuara.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport de laurentis napoli de laurentis napoli

Sondazh

Poll