Sport

Sportistët ukrainas nisin stërvitjen në “Elbasan Arena”

31 Mars 2022, 14:22 Nga DOSJA
Sportistët ukrainas nisin stërvitjen në “Elbasan

ELBASAN – Me të mbërritur në Elbasan atletët ukrainas kanë nisur menjëherë stërvitjen në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena”.

Një ekip prej 10 personash, trajnerë dhe sportistë në disiplina të ndryshme sportive, nuk kanë nguruar as nga moti me shi për të vijuar seancat e tyre normale stërvitore, për të rikuperuar edhe kohën e humbur. Për 17 vjeçaren Maria Larina, e cila ushtrohet në disiplinës e hedhjes së gjyles stërvitja është shumë e rëndësishme pasi kampionatet janë afër.

Maria Larina: Është shumë e rëndësishme të vijojmë stërvitjen sepse unë jam pjesë e Ekipit Kombëtar të Ukrainës dhe ne kemi nevojë të vazhdojmë stërvitjen sepse sezoni i garave po afron dhe ne duhet të përgatitemi për Kampionatin Botëror dhe atë Europian. 

Por Maria ka lënë pas familjen dhe vendin e saj. Dëshira e vetme është të kthehet atje dhe kjo luftë të mbarojë.

Maria Larina: Ne duhet të kthehemi në shtëpi. Ne duhet ta ndalojmë këtë luftë sepse shumë njerëz po humbin jetën dhe është shumë e tmerrshme, e rrezikshme. Por edhe nëse duhet të stërvitemi ne duhet të kthehemi ne Ukrainë.

Sport klub Elbasani ndërkohë i ka krijuar kushtet për një stërvitje sa më komode, por duke u kujdesur edhe për anën sociale të këtyre të rinjve që vijnë nga trauma të mëdha.

Elbasani është bërë qyteti i parë në vend që mirëpret sportistë ukrainas që i largohen luftës, të cilët do të qëndrojnë në këtë qytet për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #atletet #lufta elbasan refugjatët rusia ukraina #atletet #lufta elbasan refugjatët rusia ukraina

Sondazh

Poll