Sport

Broja thyen një tjetër rekord, arrin shifrën e çmendur në merkato

31 Mars 2022, 14:04 Nga DOSJA

ANGLI – Armando Broja është lojtari i dytë më i shtrenjtë i përfaqësueses shqiptare. Më 29 mars, pikërisht në ditën e ndeshjes miqësore me Gjeorgjinë dhe pak ditë pas asaj me Spanjën, sulmuesi kuqezi i Chelsea dhe i huazuar tek Southampton ka arritur vlerën rekord në trasnfertmarkt të 18 milion eurove.

Vlerësimi i tij i mëparshëm ka qenë ai i 23 dhjetorit të vitit 2021, 9 milion euro, një trefishim i vlerës së tij që erdhi si rrjedhojë e kalimit nga Viteshe në kampionatin holandez, ku ishte gjithashtu i huazuar, në Premier League tek Southampton.

Në këtë sezon me 9 gola në 31 ndeshje jan kanë dyfishuar vlerë nga 9 në 18 milion euro, ndërkohë kontrata e tij me Southampton skadon më 31 maj të këtij viti.

Futbollisti më i shtrenjtë i përfaqësueses shqiptare është Berat Gjimshitit i cili ka një vlerë prej 20 milion eurosh, 2 më shumë se Broja dhe Kumbulla, mbrotjësi tjetër kuqezi që aktivizohet tek Roma.

B.T (Dosja.a)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport #armandobroja kombetarja kuqezi southampton #armandobroja kombetarja kuqezi southampton

Sondazh

Poll