Sport

‘Rasti’ De Gea në Spanjë: Luis Enrique nuk e thërret, “gardiani” i pakënaqur…

31 Mars 2022, 04:26 Nga DOSJA
‘Rasti’ De Gea në Spanjë: Luis Enrique nuk e thërret,

SPANJE – ‘Rasti’ David De Gea në Spanjë. Portieri i Manchester United nuk është thirrur nga Luis Enrique për miqësoret e fundit të ‘La Rojas’ kundër Shqipërisë dhe Islandës.

Një zgjedhje që e ka habitur mbrojtësin ekstrem të portës të katërkëndëshit spanjoll, por pas këtij qëndrimi ka më shumë. Trajneri iberik e ka justifikuar mosgrumbullimin De Gea, duke shpjeguar edhe arsyet për këtë çështje.

Sipas tij, qëllimi në këto dy ndeshje të marsit ishte të provonin portierë më të rinj. Një shpjegim që De Gea, jo vetëm që nuk e ka pritur shumë mire, por madje ai ka lëshuar edhe fjalë të rënda.

Sipas burimeve të afërta me Luis Enrique, portieri i “Djajve të Kuq” është shprehur se ai nuk donte më të luante në kombëtare. Versione të ndryshme vinë nga burime të afërta me De Gea, të cilat konfirmojnë tone pakënaqësie, por jo synimin për t’i thënë lamtumirë kombëtares së Spanjës ndërkombëtarisht. Rasti, megjithatë, mbetet.

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport manchester united ka zyrtarizuar portieri david de gea spanjolli david de gea trajneri luis enrique manchester united ka zyrtarizuar portieri david de gea spanjolli david de gea trajneri luis enrique

Sondazh

Poll