Sport

E BUJSHME!!! Një Kombëtare rrezikon përjashtimin nga Botërori, Italia pret me ankth…

30 Mars 2022, 16:55 Nga DOSJA
E BUJSHME!!! Një Kombëtare rrezikon përjashtimin nga

IRAN– Irani rrezikon përjashtimin nga Kupa e Botës 2022 në Katar. Arsyeja është se rreth dy mijë gra iraniane, me bileta të rregullta, kanë mbetur jashtë stadiumit dhe janë penguar të ndjekin ndeshjen vendimtare për kualifikueset në Botëror kundër Libanit.

“Ne po dëgjojmë lajme shqetësuese nga FIFA dhe Konfederata e Futbollit Aziatik”, shkroi në Tëitter anëtari i bordit të Federatës Iraniane të Futbollit, Mehrdad Seradschi. Ndeshja kualifikuese u zhvillua në Maschad, një qytet fetar në veri të vendit.

Përjashtimi i mundshëm i Iranit, kush do të shpëtojë?

Përjashtimi i një Kombëtareje tashmë të kualifikuar nga Kupa e Botës në Katar është i mundur vetëm në rast të pezullimit ose përjashtimit të federatës së saj të futbollit nga FIFA. Në rast se do të materializohej përjashtimi i Iranit, rikthimi i një kombëtareje të pakualifikuar në Kupën e Botës do të bëhej në diskrecionin total të FIFA-s, pra pa praninë e një kriteri të mundshëm.

Në fakt, sipas përcaktimeve të nenit 6 të rregullores, FIFA (në rast tërheqjeje ose përjashtimi nga kompeticioni) do të vendosë për këtë çështje sipas gjykimit të saj dhe do të ndërmarrë çdo veprim që e gjykon të nevojshme.Një lajm ky që ndez shpresat e Italisë për të qenë e pranishme në Katar 2022.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport fifa iran italia kupa e botes fifa iran italia kupa e botes

Sondazh

Poll