Sport

Prezantohet ‘Al Rihla’, topi zyrtar i Botërorit të Katarit; ja çfarë e bën të veçantë

30 Mars 2022, 13:08 Nga DOSJA
Prezantohet ‘Al Rihla’, topi zyrtar i Botërorit të

KATAR– Adidas ka zbuluar topin zyrtar të edicionit të Kupës së Botës që do të zhvillohet në Katar. Kompania që është prej vitit 1970 e lidhur me Kupën e Botës ka menduar ta quajë Al Rihla, që në gjuhën arabe do të thotë ‘ditar udhëtimi’, është emri i zgjedhur për topin zyrtar të turneut unik në histori, i pari që do të luhet në dimër. Dizajni i topit është kryesisht i bardhë me nuanca blu, të kuqe dhe të verdhë.

Topi i ri është projektuar me synimin duke ofruar shpejtësi, saktësi dhe qëndrueshmëri në lojërat më intensive, duke ruajtur formën maksimale, saktësinë e ajrit dhe rikthimit. Përbëhet nga lëkurë poliuretani, ka teksturë dhe formë inovative me 20 panele që përmirësojnë saktësinë, qëndrueshmërinë dhe rrotullimin e topit në ajër. Kjo falë teksturave makro dhe mikro, si dhe kundër-relievit të sipërfaqes. “Al Rihla” është topi i parë i Kupës së Botës i bërë ekskluzivisht me bojëra dhe ngjitës me bazë uji.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport katar kupa e botes katar kupa e botes

Sondazh

Poll