Sport

KUPA E SHQIPËRISË/ Fusha e re nuk i sjell fat Teutës, Laçi me një këmbë drejt finales

30 Mars 2022, 17:46 Nga DOSJA
KUPA E SHQIPËRISË/ Fusha e re nuk i sjell fat Teutës, Laçi

DURRËS– Teuta e inaguron me humbje tapetin e ri të “Niko Dovanës”, pasi skuadra durrsake humbet aktin e parë të Kupës së Shqipërisë ndaj Laçit me shifrat 1-2. Skuadra kurbinase do të kalonte në avantazh në minutën e 6′ falë një goli shumë të bukur të Serxho Ujkës.Në pjesën e dytë, pikërisht në minutën e 58′ sulmuesi Adeleke shfrytëzoi një asist të Mazrekaj dhe i vetëm përballë Qirkos nuk gaboi.

Në fund, Teuta shkurtoi diferencat me anë të Todorovskit, megjithatë nuk pati më kohë për të ndryshuar fatet e sfidës dhe Laçi tashmë e sheh veten shumë pranë finales së Kupës, ndërsa Teutës do t’i duhet të përmbushë një mision të vështirë në transfertë ndaj kurbinasve për të arritur në ndeshjen e fundit të kompeticionit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport laçi teuta laçi teuta

Sondazh

Poll