Sport

Tragjedia në fund të ndeshjes Nigeri-Ganë, tifozët e zemëruar zbresin në fushë, vrasin…

30 Mars 2022, 12:20 Nga DOSJA
Tragjedia në fund të ndeshjes Nigeri-Ganë, tifozët e

NIGERI– Përfundon në tragjedi Nigeri-Ghana, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset në Kupën e Botës në Katar, e cila dekretoi eliminimin e Osimhen dhe shokëve të tij. Në fund të ndeshjes humbi jetën një mjek i FIFA-s nga Zambia, i cili ishte në krye të detyrës te antidopingu. Joseph Kabungo humbi jetën pas pushtimit të fushës nga tifozët nigerianë pas bilbilit të trefishtë. Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes, por sipas dëshmive të ndryshme, mjekun e kanë vrarë gjatë pushtimit të ambjenteve të stadiumit nga mbështetësit vendas.

Federata e Futbollit të Zambisë konfirmoi lajmin e hidhur. “Sot ne vajtojmë vdekjen e zyrtarit tonë mjekësor të Caf/FIFA-s, Dr. Joseph Kabungo, i cili po shërbente si zyrtar antidoping në ndeshjen e së martës mes Nigerisë dhe Ganës. E pranojmë se është shumë herët të ndalemi në shkaqet e vdekjes së tij, do të presim raportin e plotë nga Caf dhe FIFA se çfarë ka ndodhur saktësisht.

 

@FAZFootball joins the rest of the football family in mourning the late Dr Joseph Kabungo. Dr Kabungo, a CAF/FIFA medical officer was on duty in Abuja for the second leg, final qualifying match between Nigeria and Ghana that ended 1-1. 1/3 pic.twitter.com/D3VmbKCT3l

— FAZ (@FAZFootball) March 30, 2022

Ai ishte një anëtar i përkushtuar dhe shumë i dashur për komunitetin e futbollit dhe ndikimi i tij ka qenë i madh, duke qenë gjithashtu pjesë e ekipit fitues të Kupës së Kombeve të Afrikës 2012. Vdekja e tij është një humbje e madhe pasi Dr. Kabungo ka qenë një mik dhe i besuar i shumë brezave të lojtarëve dhe familjeve të tyre”.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport joseph kabungo nigeria joseph kabungo nigeria

Sondazh

Poll