Sport

Jo vetëm në Champions League, një tjetër tabu për Ibrahimovic. Asnjë gol në…

30 Mars 2022, 13:24 Nga DOSJA
Jo vetëm në Champions League, një tjetër tabu për

SUEDIA– Suedia eliminohet dhe për Ibrën Botërori mbetet një tabu; 5 paraqitje në fazën finale dhe 0 gola të shënuar. Zlatan Ibrahimovic nuk do të luajë në Botërorin e tretë të karrierës së tij. Për sulmuesin e Milanit, mundësia për të thyer një tjetër tabu në karrierën e tij të gjatë dhe shumë të dekoruar zbehet. Ibra, përveçse nuk e ka ngritur kurrë trofeun e Champions League, nuk ka shënuar asnjë gol në finalet e Kupës së Botës.

Një statistikë që tingëllon thuajse paradoksale për dikë që në karrierën e tij ka shënuar rreth 571 gola në ndeshjet zyrtare mes klubit dhe kombëtares. Dhe në vend të kësaj, nga 62 golat e shënuara me Kombëtaren, asnjëra prej tyre nuk figuron në fazën kyçe të Kampionatit Botëror. Ish-sulmuesi i Ajax-it, Juves, Inter-it, PSG-së dhe Manchester United, i cili do të mbushë 41 vjeç në muajin tetor, ka të ngjarë ta mbyllë karrierën e tij pa mundësinë e prishjes së këtij ‘mallkimi’.

“Të gjithë jemi të zhgënjyer, siç është normale kur humbasim. Ne donim të luanim Kupën e Botës, por fatkeqësisht nuk do të ndodhë. E ardhmja? Shpresoj të vazhdoj deri sa të jem i shëndetshëm dhe në gjendje të kontribuoj”.

Në karrierën e tij, Ibrahimovic mori pjesë në Kupën e Botës 2002, në Kupën e Botës 2006. Dy pjesëmarrje, të dyja të mbyllura në 16-she. Gjithsej 5 ndeshje, pa asnjë gëzim personal (gol). Në vitet 2010, 2014 dhe 2022, Suedia nuk u kualifikua, ndërsa në vitin 2018 arriti në Botërorin e Rusisë, por pa Ibrahimovic, mbetur jashtë për shkak të dëmtimit.

E.Ç (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport ibrahimovic suedia ibrahimovic suedia

Sondazh

Poll